Lideri i kroatëve të Bosnjës thirret nga GJND
Lideri i kroatëve të Bosnjës është thirrur nga GJND pasi akuzohet për vrasjen e myslimanëve gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë.
Jadranko Perlic në vitin 2013 është dënuar për vrasjen dhe krimet kundër myslimanëve gjatë luftës në Bosnje. Ai është thirrur nga gjykata e Apelit pranë GJND dhe në mbrojtjen e tij ka pretenduar se kroatët gjatë luftës ishin të detyruar të vepronin në atë mënyrë dhe të kryenin krime. 57 vjeçari Perlic akuzohet për vrasje, përdhunime, shkatërrim të pronës publike dhe dëbimin e detyruar të myslimanëve me qëllim krijimin e Kroacisë së Madhe. Ai është dënuar me 25 vjet heqje lirie. Vlen të theksohet se lufta në Bosnjë ka lënë mbi 100 mijë persona të vrarë dhe mbi 2 milion të shpërngulur.