Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i47544-serbia_nuk_do_të_anëtarësohet_kurrë_në_nato
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s apo ndonjë aleance tjetër ushtarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2017 14:53 Europe/Tirane
  • Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s apo ndonjë aleance tjetër ushtarake.

Këto komente ai i bëri me rastin e 18-vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut për frenimin e fushatës së përgjakshme të Serbisë në Kosovë. Edhe pse kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, e cila ka rënë dakord t’i ofrojë aeroplanë luftarakë, tanke dhe sisteme anti-ajrore.