Dështon koalicioni në Shkup, BESA nuk mbështet Talat Xhaferrin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i47746-dështon_koalicioni_në_shkup_besa_nuk_mbështet_talat_xhaferrin
Seanca për konstituimin e Parlamentit të Maqedonisë, nuk ka konfirmuar marrëveshje e arritur mes palëve për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit,  për shkak të qëndrimeve të kundërta për kandidatin për kryetar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 28, 2017 02:58 Europe/Tirane
  • Dështon koalicioni në Shkup, BESA nuk mbështet Talat Xhaferrin

Seanca për konstituimin e Parlamentit të Maqedonisë, nuk ka konfirmuar marrëveshje e arritur mes palëve për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit,  për shkak të qëndrimeve të kundërta për kandidatin për kryetar.

Ashtu sikurse ishte parashikuar, social-demokratët në bazë të akordit me BDI-në, propozuan Talat Xhaferrin për të drejtuar punimet e sallës legjislative, por kjo alternativë nuk ka marrë konsensusin e konservatorëve. VMRO pretendoi që në krye të Kuvendit të vendoset një person që kundërshton platformën shqiptare, ndërsa vijojnë ta cilësojnë këtë marrëveshje si një rrezik për të ardhmen e vendit. Megjithatë, partia e drejtuar nga Nikolla Gruevski, nuk ka qenë e vetmja refuzoi propozimin e Talat Xhaferrit. Edhe Lëvizja BESA nuk e përkrahu alternativën me arsyetimin se mendimet e kësaj force politike nuk janë marrë parasysh në procesin e negociatave me LSDM-në dhe BDI-në. Në këto kushte, zgjedhja e Xhaferrit është vënë në pikëpyetje, ndonëse blloku i partive shqiptare që është rreshtuar krah social-demokratëve ka mundësi që t’a finalizojë këtë propozim edhe pa votën e deputetëve të Lëvizjes BESA. Kjo gjë mbetet për t’u parë në mesditën e së martës kur pritet të vazhdojë seanca. LSDM dhe BDI duken të palëkundura në emrin që kanë lakuar, duke e cilësuar Xhaferrin një kandidat me përvojë, integritet të lartë dhe të denjë për të drejtuar punimet e Parlamentit.