Në Kumanovë ngrihet flamuri shqiptar
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48004-në_kumanovë_ngrihet_flamuri_shqiptar
Në shtizën që gjendet në qendër të Kumanovës është hequr flamuri shtetëror i Maqedonisë, ndërsa në vend të tij është ngritur ai shqiptar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2017 14:57 Europe/Tirane
  • Në Kumanovë ngrihet flamuri shqiptar

Në shtizën që gjendet në qendër të Kumanovës është hequr flamuri shtetëror i Maqedonisë, ndërsa në vend të tij është ngritur ai shqiptar.

Sipas TV21 ky veprim është bërë nga një person që është ndaluar nga policia në vendin e ngjarjes. Nga policia e Kumanovës kanë theksuar se do të japin hollësi lidhur me këtë rast, ku paraprakisht është ndaluar një person i dyshuar. Dilema që lind në këtë rast është nëse dikush tenton që krizën politike ta shndërrojë në përplasje ndëretnike në Maqedoni.