Thaçi: Ushtria do të bëhet me ligj ose me ndryshime kushtetuese
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48022-thaçi_ushtria_do_të_bëhet_me_ligj_ose_me_ndryshime_kushtetuese
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur dhe se Gjykata Speciale ishte projekt ndërkombëtar.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 31, 2017 15:55 Europe/Tirane
  • Thaçi: Ushtria do të bëhet me ligj ose me ndryshime kushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur dhe se Gjykata Speciale ishte projekt ndërkombëtar.

“Nuk ka hapësirë apo nevojë për ndonjë panik, sa i përket Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë do të spastrojë gjërat nga akuzat e një bote false, të prezantuara dhe të pretenduara ndaj luftës së Kosovës”, ka theksuar ai. “Thjesht ai projekt ka qenë një projekt ndërkombëtar; ‘lëre ose merre’ për Kosovën”. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ai ka shtuar se Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen me ndryshimet kushtetuese ose me ligj. “Askush nuk mund të na vejë veto për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse ky është vullnet i dy milionë qytetarëve të Kosovës. Është e drejtë e jona kushtetuese, ligjore, historike dhe garanci për të ardhmen që të jemi pjesë e NATO-s”, tha Thaçi.