Regjisori iranian hap kurs trajnimi në Shqipëri
(last modified Tue, 04 Apr 2017 06:00:41 GMT )
Prill 04, 2017 08:00 Europe/Tirane
  • Regjisori iranian hap kurs trajnimi në Shqipëri

Amir Shahab Razavian, regjisor i kinematografisë të Iranit ka hapur një kurs trajnimi për studentët shqiptarë në Universitetin e Tiranës.

Siç njofton agjencia e lajmeve ISNA, ky regjisor iranian me ftesë të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tiranës, njëkohësisht me shfaqjen e filmit kinematografik të prodhuar prej tij me titull "Mina e qytetit të shuar", ka hapur edhe një kurs trajnimi për studentët shqiptarë ku ndër të tjerash do t'i njohë ata me procesin e zhvillimit të kinemasë iraniane. Gjithashtu z. Razavian është duke krijuar një film dokumentar në Shqipëri.