Daçiq: Zaev dëmton marrëdhëniet Shkup-Beograd
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i51140-daçiq_zaev_dëmton_marrëdhëniet_shkup_beograd
Ministri për punë të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pas dorëzimit të mandatit nga ana e presidentit Ivanov kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 17, 2017 22:50 Europe/Tirane
  • Daçiq: Zaev dëmton marrëdhëniet Shkup-Beograd

Ministri për punë të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pas dorëzimit të mandatit nga ana e presidentit Ivanov kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.

Daçiq tha se, Zaev me deklaratat e tij rrënon marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit. Ai shtoi se Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti por dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, por sipas tij, deklaratat e Zoran Zaevit janë me tone të kundërta.