Zgjedhjet në Iran dhe premtimet e Marjam Rajavi
Ibrahim Khodabande, një prej ish anëtarëve të distancuar të MEK (Monafekin) thotë:
" Më 19 Maj 2017, nëpërmjet Zërit të Amerikës e cila citonte një raport të Fox News, mësova se John Bolton një prej lobuesve më të njohur të sektit terrorist Rajavi në Amerikë, kishte parashikuar fitoren e padiskutueshme të Sejed Ebrahim Raisi në zgjedhjet presidenciale në Iran. Disa ditë më parë nëpërmjet miqve të mi në Evropë mësova se Marjam Rajavi, atyre anëtarëve të MEK që dëshironin të distancoheshin nga grupi në Shqipëri, u kishte thënë se në zgjedhjet presidenciale në Iran fitues do të jetë Ebrahim Raisi për shkak të mbështetjes së liderit suprem ndaj tij. Ajo kishte parashikuar se pas këtyre zgjedhjeve, përkrahësin e Hasan Ruhani do të dilnin për të protestuar nëpër rrugë dhe në këtë mënyrë do të përsëriteshin ngjarjet e zgjedhjeve të vitit 2009. Marjam Rajavi gjithashtu ka pretenduar se në këtë raund zgjedhjes regjimi i Iranit nuk do të mund ta kontrollojë gjendjen si më parë dhe kjo do të krijojë kushte të favorshme për MEK. Kjo çështje më ngjall disa kujtime. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1997 ku kandidatë kryesorë ishin Sejed Muhamed Khatami dhe Ali Akbar Natek Nuri, parashikimet që bëheshin jashtë vendit ishin të shumta. Unë në atë kohë isha në sektorin e marrëdhënieve ndërkombëtare të grupit MEK me qendër në Londër. Kanali televiziv Sky News nga unë kërkoi të isha i pranishëm në një program të drejtpërdrejtë kushtuar zgjedhjeve në Iran. Çështjen ia parashtrova Parisit dhe mora konfirmimin e tyre. Përpara nisjes së programit Muhamed Ali Xhaberzade Ansari (Kasemi) më telefonoi nga Parisi dhe më dha udhëzimet përkatëse. Organizata theksonte se pa diskutim fitues është Ali Akbar Natek Nuri sepse ai mbështetej nga lideri i shtetit dhe se Muhamed Khatami ishte reformator dhe për këtë nuk i lejohej të merrte postin e presidentit. Organizata mundohej të theksonte se zgjedhjet në Iran janë krejtësisht të drejtuara dhe se presidenti caktohet nga lideri i shtetit. Përveç kësaj organizata parashikonte se kjo çështje do të ngjallte protesta popullore dhe në fund rrëzimin e shtetit. Unë mora pjesë në programin e kanalit Sky News. Në program kishte të ftuar të tjerë, një iranian dhe disa anglezë. Të gjithë ishin të mendimit se mbështetja për Khatami ishte tepër e lartë dhe se ai ishte fitues i zgjedhjeve presidenciale. Unë isha i vetmi që ndiqja vijën e përcaktuar nga organizata MEK dhe thoja se në radhë të parë pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje do të jetë tepër e ulët për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve dhe së dyti fitues do të ishte Natek Nuri. Sigurisht që parashikimi im, d.m.th. parashikimi i organizatës, doli krejtësisht i gabuar. Për organizatën e cila brenda saj asnjëherë nuk ka përjetuar eksperiencën e zgjedhjeve, ishte e paimagjinueshme organizimi zgjedhjeve në Iran dhe për këtë ajo zgjedhjet në Iran i quante të drejtuara nga lart. Organizata pretendon se zgjedhjet në Iran janë gjithmonë të përcaktuara më herët, mirëpo kjo organizatë deri më sot nuk ka arritur asnjëherë të bëjë parashikimin e duhur. Është e qartë se John Bolton, ka përsëritur pikërisht fjalët e diktuara nga Rajavi. Është e qartë se për John Bolton rëndësi ka marrja e shpërblimeve dhe asgjë tjetër. Nga ana e saj organizata bën parashikime të tilla me qëllim që kushtet në Iran t’i paraqesë dramatike dhe në këtë mënyrë të parandalojë largimin e forcave të saj. Përveç kësaj unë jam i informuar se shumë anëtarë të organizatës MEK në Shqipëri të cilëve u është premtuar ndryshime në zgjedhjet presidenciale në Iran, kanë thënë se do të largohen nga organizata në rast se në zgjedhjet del fitues Hasan Ruhani. Ata janë shprehur se nuk mund të durojnë dot më premtimet boshe të Marjam Rajavi dhe sektit të saj. Duke qenë se herë pas here parashikimet e organizatës kanë dështuar, procesi i shpërbërjes së organizatës MEK është përshpejtuar dhe përpjekjet për kontrollimin dhe ruajtjen e forcave nuk japin rezultat. Marjam Rajavi e cila sot është bllokuar në Shqipëri, duhet të mendojë të gjejë metoda të reja për të ruajtur forcat e saj dhe për të parandaluar shpërbërjen e organizatës".