Plotësohen bibliotekat e teqeve bektashiane nga konsullata e Iranit në Shqipëri
(last modified Mon, 29 May 2017 06:26:01 GMT )
May 29, 2017 08:26 Europe/Tirane
  • Plotësohen bibliotekat e teqeve bektashiane nga konsullata e Iranit në Shqipëri

Konsulli kulturor i Iranit në një vizitë në jug të Shqipërisë ka dhuruar 14 libra për bibliotekat e teqeve bektashiane, libra të përkthyer në gjuhën shqipe.

Sejed Ahmed Huseini Alest, konsulli kulturor i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, gjatë vizitës në jug të vendi ka vizituar teqen Ali Pastivan në qytetin Përmet, teqen Hermua në Tepelenë, teqen Baba Ali Toran në Tepelenë, teqen Baba Ali Kharasani në zonën Frashër, të cilëve u ka dhënë libra të përkthyer në gjuhën shqipe, si dhe mjete të tjera të nevojshme për teqetë. Gjatë kësaj vizite konsulli kulturor i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë është takuar më Baba Kurani, Baba Mikailin dhe Baba Sheik Husein Hermua me të cilët diskutoi për programet e muajit të bekuar të Ramazanit dhe për organizimin e programeve dhe ceremonive speciale me rastin e këtij muaji. Bektashitë përbëjnë një pjesë të konsideruar të besimtarëve në Shqipëri dhe deri tani konsullata kulturore e Iranit ka bashkëpunuar gjerësisht me kryegjyshin botëror haxhi Dede Edmond Ibrahimaj dhe me kryegjyshatën botërore me qendër në Tiranë. Shumë nga teqet në Shqipëri ndodhen në jug të vendit dhe në afërsi të kufirit me Greqinë.