Sa para morën pjesëmarrësit në takimin e MEK?
Organizata Muxhahedine Khalk (MEK) në takimin e këtij viti ka vepruar në mënyrë pak më të mençur dhe në vend të pjesëmarrësve zezakë të cilët për çdo vit vëreheshin në masë të madhe në takime të tilla, ka mbledhur persona me shtetësi nga vendet e lindjes dhe të perëndimit të Azisë dhe shtetas afganë dhe pakistanezë.
Agjencia Afkar News njoftoi se grupi terrorist MEK edhe këtë vit ashtu si vitet e kaluar, organizoi një takim në Paris. Një takim në të cilin janë shpenzuar me miliona dollarë vetëm për të cituar këtë opinion te publiku se "ne ekzistojmë", mirëpo nëse do të shikoni me vëmendje në fytyrat e krerëve të këtij grupi gjatë këtij takimi, në mënyrë të qartë vërehet shkatërrimi dhe mplakja e kësaj organizate terroriste.
Duhet marrë parasysh këtë çështje se saktësisht ashtu siç e dinë edhe vetë krerët e MEK, raportet e shërbimeve inteligjente mbështetëse të MEK tregojnë shumë mirë pozitën e e këtij grupi terrorist në mesin e popullit iranian dhe paraqitja e çështjeve si "alternativa e sistemit politik të Iranit" dhe "rrëzimi" etj., saktësisht vetëm në fazën e propagandës dhe nuk kanë përdorim më të madh. Mirëpo më në fund ky grup terrorist me të gjitha faktorët, potencialet dhe mjetet që i posedon, është një grup militantë kundërshtar i Republikës Islamike të Iranit dhe vendet armike, gjithashtu, edhe për të krijuar pak probleme për Iranin, janë të detyruar të forcojnë grupe të caktuara siç është MEK.
Edhe pse për MEK dhe takimin e krerëve të tij në Paris, nuk mund të t'i jepet një rendësi e madhe dhe shtrirja e këtij takimi nuk është më shumë se sa ai sallon i marrë me qira dhe disa orë propagandë para dhe pas këtij takimi. Mirëpo shqyrtimi i këtij takimi mund të jetë një shpjegim për shpenzimet dhe "salltanetin" e kësaj mënyre të propagandës.
Folësit pensionist dhe të marrë me qira
Një vështrim në veprimet e tjera mediale dhe të mbështetësve të grupit MEK, tregon se esencialisht të gjithë pjesëmarrësit në takimet e këtij grupi edhe ata që janë politikanë me eksperiencë dhe të njohur, të gjithë kanë një pikë të përbashkët të cilët jo vetëm që aktualisht kanë dalë në pension nga bota e politikës dhe e pushtetit, por ata gjithashtu gati nuk kanë kurrfarë shprese për tu kthyer më në politikë që të bëjnë një marrëveshje të tillë me grupin terrorist MEK.
John Bolton, Gingrich, Lopez, Turki Fejsal etj., të gjithë këta aktualisht nuk kanë kurrfarë pozite në strukturat shtetërore politike të vendeve të tyre, prandaj praninë në takimin e grupit MEK po e shikojnë vetëm si një biznes me përfitime materiale, me këtë dallim që pozita dhe funksioni i tyre i mëparshëm luan rol në marrjen e shumave më të mëdha ose më të vogla të parave. Një vështrim mbi listën e shumave që ka paguar grupi terrorist MEK që nga njëherë arrin shifrën 80 mijë dollarë vetëm për dy minuta fjalim, e vërteton më së miri këtë çështje. Çështje interesante është kjo që edhe tekstet e fjalimit të këtyre ish-funksionarëve politikë përgatitet nga vetë faktorët e grupit terrorist MEK dhe me fjalë të tjera, folësit në takimet e grupit MEK me plotë kuptimin e fjalës vetëm "rezervohen për disa orë".
Sjellja e Rudolf Guiliani, një prej të pranishmëve në takimin e fundit të MEK në Paris të Francës, është vetëm një shembull që tregon më së miri këtë se personat para hyrjes në takimet e grupit MEK më nuk besojnë në një të ardhme politike për vete në strukturat politiko-shtetërore në vendet e tyre, prandaj pranojnë një pazarllëk të tillë me grupin MEK fitimprurës. Guiliani, ish-kryetari i Nju Jorkut, pas ardhjes në pushtet të Donald Trump, u mundua të prezantojë vetën si në prej kandidatëve për të hyrë në kabinetin qeveritar të Trump dhe për këtë qëllim ai ishte larguar për një kohë nga grupi MEK dhe veprimtaria e tij, mirëpo prania e tij në takimin e fundit të MEK tregon se edhe ai më nuk ka shpresë për tu kthyer në politikën dhe pushtet, prandaj është kthyer në biznesin e mëparshëm!
Grupi i marrë me qira nga zezakët amerikanë deri te studentët e Kazakistanit
Pamjet dhe informacionet e këtyre takimeve tregon se në këto takime marrin pjesë grupe të mëdha personash shtetas jo iranianë dhe veprojnë si përkrahës të grupit MEK, por që nuk kanë informacione për programet e MEK. Thuhet se këto persona janë njerëz të cilët për shkak të papunësisë dhe varfërisë, merren me qira nga MEK në mënyrë që të mbushin karriget e zbrazëta të sallonit dhe të fitojnë shuma të caktuara parash për të kaluar disa ditë të jetës së tyre.
Agjencia e lajmeve Associated Press disa ditë më parë në një raport të saj ka shkruar: "Shumica e pjesëmarrësve në takimet e grupit MEK në Berlin, me organizimin e këtij grupi, janë sjell nga shkollat e Polonisë dhe të Republikës së Çekisë në Berlin që të mbushin karriget e sallonit të takimit". Sipas këtij raporti, disa pjesëmarrës në këto takime kanë deklaruar për agjencinë Associated Press, se kanë ardhur në këtë takim me premtim të shëtitjes së Berlinit dhe qëndrimit në hotel. Gjithashtu, pamjet që publikohen nga takime të tilla tregojnë se persona jo iranianë janë shumë më tepër se sa pjesëmarrësit iranianë.
Agjencitë e lajmeve edhe më parë kanë publikuar një film i cili tregon se shumica e pjesëmarrësve në takim, nuk kanë shtetësi iraniane dhe ashtu siç pohojnë pjesëtarët e ndarë nga kjo organizatë, ata janë lypsa që janë mbledhur nga disa vende afrikane, aziatike dhe nga disa vende evropiane dhe në shkëmbim të disa racioneve ushqim të nxehtë dhe një sasi të vogël ndihma financiare, marrin pjesë në këtë takim. Gjithashtu dy vite më parë gazeta franceze "Le Monde" në një raport të saj në të cilin publikon intervistat që ka zhvilluar me disa pjesëmarrës në një takim të grupit terrorist MEK.
Alina Alimakova është një vajzë nga Kirkizistani e cila ka marrë pjesë në një prej tubimeve të MEK në Paris. Edhe kjo vajzë thotë se nuk e di asnjë fjalë persiane dhe gjithashtu nuk ka shumë informacione në lidhje me çështjet përkatëse me Iranin, por vendos të shkojë në Paris në bazë të një oferte të mirë që në shkëmbim të qëndrimit disaditor në Paris, të marrë pjesë edhe në një tubim. Ajo thotë se të gjithë udhëtarët të cilët me tetë autobusë nga Praga shkojnë në Paris, janë të rinj dhe kryesisht studentë dhe sipas saj të gjithë nëpërmjet internetit janë punësuar përkohësisht nga MEK. Ashtu siç thotë kjo studente nga Kirkizistani, askush nuk kishte informacion të saktë në lidhje me këtë udhëtim.
Organizata Muxhahedine Khalk (MEK) në takimin e këtij viti ka vepruar në mënyrë pak më të mençur dhe në vend të pjesëmarrësve zezakë të cilët për çdo vit vëreheshin në masë të madhe në takime të tilla, ka mbledhur persona me shtetësi nga vendet e lindjes dhe të perëndimit të Azisë dhe shtetas afganë dhe pakistanezë.
Shumat e parave të shpenzuara nga ME për këtë takim të cilat deri më tani janë bërë publike, janë 30 deri 50 euro për person plus ushqim dhe për çdo person që mund t'i mbledhë 20 deri 30 persona të tjerë për të marrë pjesë në këtë takim, i jepet një shumë rreth 1500 euro.
Premtimet ekonomike hua të Francës dhe mbështetje me para e terroristëve!
Beni Sadr dhe Masud Rajavi pas trazirave në pranverë të vitit 1981, u arratisën nga Irani dhe u strehuan në Paris dhe gradualisht Franca përkrah Bagdadit u bë strehim kryesor për organizatën terroriste Muxhahedine Khalk. Gjatë 10-15 viteve të fundit kur kjo organizatë u fut në listën e grupeve terroriste në perëndim, grupi terrorist MEK përveç në një rast të arrestimit afatshkurt të Maryam Rajavi, në mënyrë të lirë ka zhvilluar veprimtarinë e vetë në Francë.
Vlen të theksohet se pas protestës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndaj organizimit të takimeve të MEK në Paris gjatë viteve të kaluara, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës me një qëndrim hipokrit, kishte deklaruar se kjo organizatë "është jodemokratike dhe e dhunshme dhe ne nuk kemi lidhje me këtë grup". Mirëpo këtë vit qeveria e Francës nuk e pa të nevojshme të bëjë as edhe këtë arsyetim.
Mbështetja me para e Parisit ndaj grupit terrorist MEK është në kohën kur ky vend gjithmonë ka një të kaluar të keqe në zbatimin e zotimeve të veta ndaj Iranit. Populli i Iranit akoma nuk ka harruar sabotimet dhe shkeljet e premtimeve të kompanive franceze që cilat kanë shitur produktet e tyre Iranit, por nuk pranonin t'i siguronin pjesët përkatëse të tyre kur ato përballeshin me defekte. Kjo ishte në kohën kur këto produkte nuk kishin kurrfarë lidhje me programin atomik të Iranit.