Arabia Saudite i jep frymëmarrje artificiale grupit terrorist MEK
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i55680-arabia_saudite_i_jep_frymëmarrje_artificiale_grupit_terrorist_mek
Republika Islamike e Iranit ashtu sikur theksohet në Kushtetutën e saj, marrëdhëniet e mira me vendet fqinjë dhe me vende islame e konsideron një prej prioriteteve më kryesore të politikës së jashtme të saj.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 19, 2017 12:26 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite i jep frymëmarrje artificiale grupit terrorist MEK

Republika Islamike e Iranit ashtu sikur theksohet në Kushtetutën e saj, marrëdhëniet e mira me vendet fqinjë dhe me vende islame e konsideron një prej prioriteteve më kryesore të politikës së jashtme të saj.

Gjithashtu, qeveria e 11-të pas ardhjes në pushtet, ka theksuar në marrëdhëniet me vendet e rajonit në kuadër të zgjidhjes së krizave dhe zgjerimit të këtyre marrëdhënieve dhe shfrytëzimin e këtyre marrëdhënieve për mënjanimin e tensioneve dhe për zhvillimin e jetesës paqësore, e konsideron jetike. Fqinjësia dhe kufijtë gjeografik nuk janë diçka që mund të ndryshohet, prandaj dy vende fqinjë janë të detyruar të reduktojnë kontradiktat dhe mosmarrëveshjes në mënyrë që të bashkëjetojnë përkrah njëri-tjetrit. Mirëpo ajo çfarë është vërejtur gjatë viteve të fundit nga vendi fqinjë i rëndësishëm i Iranit, do të thotë Arabia Saudite, është një rrugë për kundër kësaj çështje dhe në kuadër të shtimit të kontradiktave dhe mosmarrëveshjeve. Sauditët sidomos pas ardhjes në pushtet njerëz të rinj dhe aventuristë si Muhamed bin Selman, kanë insistuar më tepër në shtimin e këtyre armiqësive dhe duke bashkëpunuar me grupin terrorist Muxhahedine Khalk i cili ekzistencën e vet e ka përkufizuar në armiqësinë me Iranin, po ndjek këtë armiqësi në mënyrë të hapur. Regjimi Al Saud i cili për shkak të mungesës së njohjes së mirë ndaj çështjeve rajonale dhe ndaj zhvillimeve në vendin fqinjë të tij do të thotë Iranin, ka ndjek politika të gabuara dhe jo parimore, edhe në lidhje me grupin terrorist Muxhahedine Khalk ka zgjedhur një rrugë e cila është në kontradiktë të plotë me parimet dhe ligjet ndërkombëtare dhe nuk përputhet me parimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve fqinjë.

Një vështrim mbi veprimet e grupit terrorist MEK gjatë katër dekadave të kaluara tregon se ky grup terrorist për të parandaluar shkatërrimin e vet, u shndërrua në vegël në dorë të diktatorëve të rajonit të Lindjes së Mesme për të çuar përpara armiqësinë kundër popullit iranian. MEK gjatë periudhës së luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit, me një mendim optimist për të shkatërruar të gjithë ose një pjesë të Republikës Islamike të Iranit, u strehua në prehrin e ish-diktatorit irakian Sadama Husejn dhe u munduar të ketë bashkëpunime të ndryshme inteligjente dhe ushtarake me atë regjim dhe në fund gjatë operacioneve të quajtura "Mirsad", pranoi disfatën në mënyrë më të keqe të mundshme. Grupi MEK edhe pas kësaj disfate nuk hoqi dorë nga përpjekjet e tij poshtëruese dhe duke zbuluar informacione rreth objekteve bërthamore të Iranit, kërkoi të ushtrohet presion mbi qeverinë dhe popullin e Iranit në një mënyrë tjetër. Mirëpo as kjo çështje nuk arriti të krijojë pengesa të mëdha në qëllimet dhe objektivat e Republikës Islamike të Iranit.

Në fund, grupi terrorist MEK me mendjelehtësi të plotë, u drejtua kah regjimi Al Saud i Arabisë Saudite. Ky grup terrorist edhe pse ka treguar se nuk beson në parime të caktuara, mirëpo sjelljet dhe veprimet e tij tregojnë se ky grup terrorist është i gatshëm që në shkëmbim të shumave të dollarëve të cila vonojnë edhe për disa ditë vdekjen e tij, të shkelë edhe parimet më themelore njerëzore. Kjo çështje është vërejtur më së miri në vrasjen e pamëshirshëm të kurdëve të Irakut nga terroristët e grupit MEK të mbështetur nga regjimi i ish-diktatorit Sadam Husejn. Edhe pse marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e grupit terrorist MEK me regjimin Al Saud kanë ekzistuar që nga e kaluara, mirëpo ky bashkëpunim gjatë dy-tre viteve të fundit është bërë më i hapur dhe më publik. Fjalimi i një personi si Turki Fejsal në takimin vjetor të grupit terrorist MEK, e ka bërë edhe më të qartë këtë lidhje bashkëpunimi. Prandaj lavdërimi i krerëve të grupit terrorist MEK dhe pjesëmarrja në mitingjet e këtij grupi, tregojnë më së miri lidhjen e afërt të këtij grupi terrorist me funksionarët e Riadit.

Duhet thënë se gjatë takimit të grupit terrorist MEK në Paris në vendet e speciale nuk është vërejtur ndonjë figurë e re dhe në realitet ishte vetëm përsëritje e shfaqjes së vitit të kaluar.  Turki Al-Fejsal, Bernard Kushner, Newt Gingrich, Rudol Guiliani, Jo Liberman, John Bolton, Pandeli Majko, Elena Gjebrea etj., të gjithë ishin personalitete që edhe gjatë takimeve të viteve të kaluara të grupit terrorist MEK kanë mbajtur fjalime në lavdërimin e këtij grupi terrorist. Prandaj, vërehet qartë se asnjë figurë e re nuk është shtuar në këtë shfaqje dhe kjo në vete tregon dështimin e madhe të MEK. Është interesantë çështja se këta folës janë gjithashtu mercenarë të cilët paguhen me para për të marrë pjesë në këtë takim. Elaine Chao, sekretare e transportit në kabinetin qeveritar të Donald Trump, ka pohuar se organizata MEK i ka dhënë asaj 50 mijë dollarë vetëm për të mbajtur një fjalim 5 minutash. Një rrugë dhe një metodë e cila ka filluar nga Iraku, aktualisht në takimin e Parisit duket e dështuar, sepse kjo ide nuk ishte në gjendje të rishikohet dhe të riprodhohet. Çdo grup është i gjykuar të shkatërrohet atëherë kur të menduarit dhe idetë e tij arrijnë në bllokadë dhe kjo çështje vërehet shumë qartë te grupi terrorist MEK.

Sidoqoftë, regjimi Al Saud mendon se mund të investojë në grupin terrorist MEK i cili në të kaluarën e tij ka shumë vrasje dhe veprime terroriste kundër popullit iranian. Grupi terrorist MEK që zhvillon jetën e vetë në Paris dhe në vendet e tjera të Evropës gjithashtu me lobimin dhe investimin e regjimit Al Saud, e ka vendosur vetëm plotësisht në dispozicion të sauditëve dhe po mundohet të bashkëpunojë me persona më radikalë të cilët kohëve të fundit kanë marrë pushtetin në Arabinë Saudite. Mirëpo kjo rrugë dhe kjo metodë e cila ka filluar nga Iraku dhe aktualisht në Paris ka manifestuar fazën e fundit të saj, po duket plotësisht e dështuar. Kjo është për arsye se ideja e këtij grupi nuk ka arritur të rishikojë dhe të riprodhojë vetën dhe çdo grup është i gjykuar të shkatërrohet atëherë kur të menduarit dhe idetë e tij arrijnë në bllokadë dhe kjo çështje vërehet shumë qartë te grupi terrorist MEK.