MEK( Monafekin) mërzitet nga gëzimi i popullit
Çdo vit, sportistët, elitat shkencore dhe kulturore të Iranit shënojnë shumë suksese në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Veçanërisht në arenën ndërkombëtare, arritjet e tyre sjellin lumturinë e njerëzve dhe rrisin krenarinë kombëtare. Nga ana tjetër, ngjarje të rënda për ta ose humbja e tyre prekin popullin dhe krijojnë një rrugë të gjatë që populli në mënyrë vullnetare të ngrihet për t'i mbrojtur ata.
Festimet për kampionët kombëtarë, bëhen pavarësisht nga qëndrimi i tyre politik apo edhe nga niveli i tyre kulturor. Kjo është arsyeja pse të gjitha shtresat e kombit, me një pikëpamje të ndryshme kulturore dhe politike, ndjehen krenarë për arritjet dhe sukseset e tyre. Kjo ndjenjë nuk është e kufizuar vetëm tek heronjtë dhe kampionët që janë të pranishëm në Iran, por përfshijnë të gjithë iranianët kudo në botë që ngrenë lart emrin e Iranit.
Vdekja e të ndjerës Marjam Mirzakhani, gjeniu i matematikës në Shtetet e Bashkuara, është një shembull i këtij pretendimi. Megjithëse ajo qëndroi në Shtetet e Bashkuara për shumë vite, vdekja e saj rezultoi në një valë të gjerë ndikimesh në vend, ku zyrtarët e lartë të vendit e ngushëlluan humbjen e saj dhe morën pjesë në ceremoninë mortore të organizuar në parlament. Kjo sjellje tregon se Republika Islamike krenohet me heronjtë dhe kampionët e saj kudo në botë, madje edhe pse me një formë dhe pamje të ndryshme nga ajo e pranuar në Iran, populli iranian është krenar për ta.
Tani, duhet pyetur grupi terrorist MEK, se nëse të gjitha përpjekjet tuaja bëhen për të provuar pretendimin se kërkoni harenë dhe gëzimin e njerëzve, përse deri më tani nuk keni bërë asnjëherë ndonjë reagim ndaj arritjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kampionëve dhe gjenive sportivë dhe shkencorë të vendit?
Disa muaj më parë, ekipi kombëtar iranian i futbollit u kualifikua në Kupën e Botës 2018 si ekipi i dytë pas Brazilit. Ky sukses i madh ndezi një valë gëzimi në mesin popullit iranian. Por grupi MEK nuk tregoi ndonjë reagim ndaj këtij suksesi kombëtar. Duhet thënë se MEK ka reaguar sa herë që synonte të përfitonte për interesat e tij nga suksesi apo trishtimi i kampionëve të vendit, por asnjëherë nuk ka reaguar ndaj tyre pa asnjë ambicie të caktuar për organizatën e vet. Natyrisht, nga ky grup nuk pritet më shumë se kaq. Nga grupi i terroristëve të MEK që bëjnë çdo veprim për të arritur qëllimet e tyre dhe në kulmin e krimeve të Sadamit ishte kundër popullit iranian, nuk duhet të pritet që gëzimi i popullit të Iranit t'u sjellë gëzim atyre. Në fakt, sot kjo hipotezë po provon se çdo gjë që e bën popullin iranian të jetë i lumtur, nevrikos grupin terrorist MEK dhe përkundrazi, çdo gjë që shkakton pikëllimin dhe trishtimin e kombi, gëzon grupin MEK.