Historia e tradhtisë së MEK
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i57062-historia_e_tradhtisë_së_mek
Në ditë jepnin vetëm dy kothere bukë dhe një gotë me ujë. Për të mos fjetur gjatë natës, dyshemeja e qelisë mbushej me ujë. Netët e ftohta të vjeshtës dhe të dimrit, ishte e pamundur që të flije në dyshemenë e mbushur me ujë.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 12, 2017 09:06 Europe/Tirane
  • Historia e tradhtisë së MEK

Në ditë jepnin vetëm dy kothere bukë dhe një gotë me ujë. Për të mos fjetur gjatë natës, dyshemeja e qelisë mbushej me ujë. Netët e ftohta të vjeshtës dhe të dimrit, ishte e pamundur që të flije në dyshemenë e mbushur me ujë.

Ahmed Ahmed’shirani, një prej robërve të liruar të luftës 8-vejçare të Mbrojtjes së Lavdishme, në një intervistë për agjencinë ISNA të lajmeve, ka treguar këtë histori:

Në vitin 1989, grupi MEK (Monafekin) bënte propagandë të gjerë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe robërve të luftës. Mirëpo robërit e luftës ishin gjithmonë zgjuar dhe vrojtonin edhe frymëmarrjen e MEK dhe prisnin momentin që t’i jepnin një mësim këtij grupi dhe më në fund robërit e luftës u përballën me ta në formë direkte. Në atë përballje dhe konfrontim, anëtarët e MEK pësuan disfatë. Ata që vareshin nga urdhrat e irakianëve, të gjakosur iu përgjëruan irakianëve. Prej tyre kërkuan që të merrnin hakun ndaj robërve. Ata zbuluan për irakianët shumicën e djemve besimtarë dhe të sinqertë revolucionarë. Irakianët kapën secilin prej tyre dhe i dërguan në burg. I torturuan, i futën në qelitë e izolimit. Unë isha njëri prej tyre. Qelia ime ishte e madhe 1x2 metra dhe e lartë 1.2 metra. Dera qelisë hapej një herë në 24 orë. Në ditë jepnin 2 kothere bukë dhe 1 gotë me ujë. Për të mos fjetur gjatë natës, dyshemeja e qelisë mbushej me ujë. Netët e ftohta të vjeshtës dhe të dimrit, ishte e pamundur që të flije në dyshemenë e mbushur me ujë. Edhe për të shkuar në banjë, nuk kishim të drejtë të largoheshim nga qelia. Më e keqja ishte se qelia ishte e mbushur me erën e fekaleve. Nata e parë dhe e dytë kaloi shumë vështirë. Për të përballur dhimbjet dhe vuajtjet mora vendim që ditët t’i kaloja duke mbajtur agjërim. Një ditë në kohën e namazit të iftarit u futa në dyshime. Ahmed’shirani thotë: Mora vendim të pyesja rojën e burgut. I rashë derës. Roja tha: Çfarë do? Thashë: Dua të di se sa është ora. Tha: Ç’e do orën ti? Thash: Për të falur namazin dhe për të ngrënë iftarin. Tha: Ti në këto kushte të rënda mban agjërim? Thashë: Duke kujtuar Zotin, çdo vështirësi lehtësohet. Pastaj folëm bashkë dhe në mesin e fjalëve tha: Sadami është Sejedul’reis? Thash: Kreu sejed i të gjithë neve është Zoti dhe e gjitha bota është e kalbur dhe e destinuar të shkatërrohet. Më pëlqyen fjalët që thashë. Ishte mesnatë. Nga dritarja e derës brenda në qeli hodhën 12 portokall dhe thanë: Haji dhe mos li asnjë shenjë, sepse po erdhën dhe panë ndonjë shenjë të portokallit, më rrjepin lëkurën. Për herë të parë, mu çlirua zemra. I hëngra të gjithë portokajtë dhe lëkurën ia dhashë rojës. Pas disa ditës ai roje erdhi, hapi derën dhe më dha një kovë me ujë dhe tha: Me këtë ujë lahu dhe fale namazin me trup të pastër dhe duke marrë abdes.