Vuçiç: Së pari Kosova, pastaj Rusia
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i57084-vuçiç_së_pari_kosova_pastaj_rusia
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk ndan qëndrimin e David McAllister se për BE-në sundimi i ligjit është fusha kryesore për përparimin e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 12, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Vuçiç: Së pari Kosova, pastaj Rusia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk ndan qëndrimin e David McAllister se për BE-në sundimi i ligjit është fusha kryesore për përparimin e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Vuçiç me kryesuesin e Komitetit për çështje të jashtme të Parlamentit Evropian dhe raportuesin e PE-së për Serbinë David McAllister u takua në vilën “Paqja”. “Çështje kryesore është Kosova, e dyta është raporti i Serbisë ndaj Rusisë dhe jo sundimi i ligjit, edhe pse politikanët perëndimorë këtë e nxjerrin gjithmonë”, tha Vuçiç për media, pas takimit. I pyetur se çfarë e brengos më së shumti sa i përket sundimit të ligjit, kreu i shtetit serb tha se fusha kyçe drejt rrugës në BE janë Kosova, politika e jashtme dhe sundimi i ligjit dhe më së shumti “koka i dhemb” sa i përket marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. “Vetëm Serbia ka Kapitullin 35, andaj është i rëndësishëm dialogu ynë i brendshëm për Kosovën, pasi që derisa të mos ketë përparim në marrëdhënie për këtë çështje, duk do të ketë përparim drejt rrugës për në BE”, tha Vuçiç.