Serbia heq vizat për qytetarët e Indisë dhe Iranit
Gusht 23, 2017 14:25 Europe/Tirane
Qeveria serbe njoftoi se gjatë mbledhjes së fundit të kabinetit qeveritar është miratuar vendimi për të hequr vizat për shtetasit e Republikës së Indisë dhe të Republikës Islamike të Iranit.
Vendimi do të "mundësojë ardhjen e pandërprerë të turistëve nga këto vende, si dhe investitorëve potencialë, në mënyrë që të krijohet një mjedis më i favorshëm i biznesit dhe të sjellë marrëdhëniet midis vendeve në një nivel më të lartë".
Tags