Hapet ekspozita e artistëve iranianë në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i61471-hapet_ekspozita_e_artistëve_iranianë_në_shqipëri
Në qytetin e Fierit disa artistë iranianë kanë hapur një ekspozitë me iniciativën dhe ndihmën e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në tiranë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 15, 2017 06:07 Europe/Tirane
  • Hapet ekspozita e artistëve iranianë në Shqipëri

Në qytetin e Fierit disa artistë iranianë kanë hapur një ekspozitë me iniciativën dhe ndihmën e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në tiranë.

42 artistë nga Irani kanë ekspozuar në galerinë e Arteve Fier, veprat e tyre artistike nën titullin “Linja të Papërfunduara”. Një ekspozitë e veçantë kjo, që solli një tjetër frymë dhe koncept mbi artin, duke i mëshuar më shumë imagjinatës dhe perceptimit individual. Në këtë ekspozitë përveç të ftuarve dhe artdashësve fierakë, merrnin pjesë dhe përfaqësuesit e ambasadës iraniane në Tiranë. Kjo ekspozitë hapi siparin e aktiviteteve në kuadër të 73-vjetorit të çlirimit të qytetit të Fierit, program që do të vijojë deri në 27 tetor. Pandy Lena, zëvendësi artistik i kryebashkiakut të Fierit në ceremoninë e hapjes së këtij panairi ka thënë se shqiptarët që në moshë të vogël njihen me kulturën dhe artin klasik të Iranit si në familje ashtu edhe në shkolla.