Specialja jep informacion për të akuzuarit e ardhshëm për krime lufte
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i61501-specialja_jep_informacion_për_të_akuzuarit_e_ardhshëm_për_krime_lufte
Gjykata Speciale e cila do ti trajtoj rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nën dyshimet për krimet të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet që ti jap të drejtë edhe avokatëve vendor që të kyçen në këtë proces në rolin e avokatëve mbrojtës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 15, 2017 12:32 Europe/Tirane
  • Specialja jep informacion për të akuzuarit e ardhshëm për krime lufte

Gjykata Speciale e cila do ti trajtoj rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nën dyshimet për krimet të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet që ti jap të drejtë edhe avokatëve vendor që të kyçen në këtë proces në rolin e avokatëve mbrojtës.

Zyrtarja për informim e këtij institucioni Avis Benes ka thënë për indeksonline, se çdo i akuzuar para Dhomave të Specializuara të Kosovës ka të drejtë të zgjedh një mbrojtës, në qoftë se mbrojtësi i përmbush kushtet. Në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Rregulloren e Procedurës dhe të Provave, çdo i akuzuar para Dhomave të Specializuara të Kosovës ka të drejtë të zgjedh një mbrojtës, në qoftë se mbrojtësi i përmbush kushtet. Për të ushtruar profesionin para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe për t’u emëruar ose caktuar si mbrojtës i specializuar i një të akuzuari, një avokat duhet të përmbushë disa kritere në lidhje me përgatitjen profesionale”, ka thënë ajo. Benes ka treguar se kriteret përkatëse përcaktohen në dokumentin e quajtur Direktivë për Mbrojtësit, i cili pritet të miratohet nga Administratorja në periudhën në vijim, pas miratimit prej Kryetares./Indeksonline