Serbia do ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i61614-serbia_do_ta_heq_kosovën_nga_kushtetuta_e_saj
Njoftimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se propozimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të përfundojë në muajin mars, ka bërë që në shtetin serb të ketë diskutime se cila do të jetë kjo “zgjidhje e dhimbshme” e Vuçiqit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2017 17:28 Europe/Tirane
  • Serbia do ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj

Njoftimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se propozimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të përfundojë në muajin mars, ka bërë që në shtetin serb të ketë diskutime se cila do të jetë kjo “zgjidhje e dhimbshme” e Vuçiqit.

Burime diplomatike të gazetës serbe “Danas”, që është njëra nga mediat më të besueshme në Serbi, kanë thënë se kjo mund të jetë e lidhur me ndryshimet kushtetuese në Serbi. Kjo gazetë raporton se propozim për Kosovën do të nënkuptonte një ndryshim në preambulën e Kushtetutës në Serbi ku thuhet se “Kosova është pjesë e Serbisë”, dhe se “ka autonomi substanciale në kuadër të shteti sovran serb”. Megjithatë, siç shkruan ‘Danas’, preambula mund të mbetet e tërë pjesa tjetër në një formë, por jo edhe neni 8 i Kushtetutës i cili thotë se territori i Serbisë “është unik dhe i pandashëm dhe kufiri është i paprekshëm”. Gjithashtu, burimet theksojnë se neni 182 i Kushtetutës i cili përcakton autonomi për Kosovën do të rregullohet me një ligj të veçantë. Këto pjesë duhet të ndryshohen si një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesit e qarqeve diplomatike kanë thënë se Beogradi dhe Prishtina po përballen me presionin në rritje nga komuniteti ndërkombëtar që në dy-tre vitet e ardhshme duhet të arrijnë një marrëveshje e cila “nuk duhet ta përfshijë njohjen zyrtare të Kosovës nga Serbia”. Burimet nga Forumi Ndërkombëtar thonë se Beogradi dhe Prishtina kanë mospajtime në arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe përfundimtare. Në Prishtinë besojnë se për dy vjet do të jenë të mjaftueshme, kurse Beogradi argumenton se për këtë duhen diskutime 6 deri në 10 vite.Artikulli i gazetës serbe “Danas” përfundon me njoftimin se çdo gjë do të mund të shihet në muajin dhjetor, kur pritet të fillojë raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Vuçiqit dhe Thaçit.