Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Slloveni
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i61756-fillojnë_zgjedhjet_presidenciale_në_slloveni
Sot në Slloveni mbahen zgjedhjet presidenciale, ku garojnë 9 kandidatë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2017 10:55 Europe/Tirane
  • Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Slloveni

Sot në Slloveni mbahen zgjedhjet presidenciale, ku garojnë 9 kandidatë.

Të drejtë vote kanë 1 milion e 716 mijë e 39 qytetarë. Ata mund të votojnë në qendrat e votimit në vend dhe jashtë vendit për 9 kandidatë, nga të cilët 5 janë femra. Në zgjedhjet ku votimi do të vazhdojë deri në ora 19.00, pritet që rezultatet e para jozyrtare të shpallen para mesnatës. Në raundin e parë të zgjedhjeve në Slloveni, vend i cili shpalli pavarësinë në vitin 1991, përveç presidentit aktual Borut Pahor garojnë edhe Ljudmila Novak, Maja Makoveç Brenciç, Marjan Sareç, Angelca Likoviç, Boris Popoviç, Romana Tomc, Suzana Lara Krause dhe Andrej Sisko. Nëse në raundin e parë asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët më të votuar do të garojnë në raundin e dytë më 12 nëntor. Në Slloveni zgjedhjet presidenciale mbahen çdo 5 vite.