Grupet e miqësisë së Iranit dhe Serbisë kërkojnë zgjerimin e marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62018-grupet_e_miqësisë_së_iranit_dhe_serbisë_kërkojnë_zgjerimin_e_marrëdhënieve
Grupet e miqësisë parlamentare mes Iranit dhe Serbisë, kanë kërkuar zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, thuhet në një njoftim të agjencisë IRNA të lajmeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2017 04:27 Europe/Tirane
  • Grupet e miqësisë së Iranit dhe Serbisë kërkojnë zgjerimin e marrëdhënieve

Grupet e miqësisë parlamentare mes Iranit dhe Serbisë, kanë kërkuar zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, thuhet në një njoftim të agjencisë IRNA të lajmeve.

Dje përfaqësuesit parlamentarë iranianë të grupit të miqësisë Iran-Serbi kanë vizituar Beogradin dhe janë takuar me homologët e tyre serb. Znj. Salehshuri kryetare e grupit miqësor parlamentar të Iranit në takim me grupin parlamentar miqësor të Serbisë, përmendi 70 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Iranit dhe Serbisë dhe diskutoi me homologen e tij Mahv Omerovic për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Mahv Omerovic kryetare e grupit të miqësisë parlamentare të Serbisë me Iranin në këtë takim mirëpriti zgjerimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve dhe atë e cilësoi tregues të miqësisë mes dy popujve. Delegacioni parlamentar iranian gjithashtu pati takim me Ivica Daçiç zv/kryeministër i parë, njëkohësisht ministër i jashtëm i Serisë me të cilin diskutoi për mënyrën e zgjerimit të kontakteve dhe të bashkëpunimit bilateral. Delegacioni parlamentar iranian i përbërë nga 6 deputetë, ditën e enjte do të vizitojë Podgoricën, kryeqytetin e Malit të Zi.