Publikohet dokumenti, sipas të cilit Surinami tërhoqi njohjen e Kosovës!
Shkresën ku deklarohet se Qeveria e Republikës së Surinamit ka tërhequr njohjen e Kosovës e ka dërguar Misioni i Përhershëm i Surinamit në Kombet e Bashkuara.
Siç theksohet në komunikatë, dokumenti i është drejtuar Misionit të Serbisë në OKB, Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme dhe asaj të Kosovës. Në një dokument të paraqitur në bazë të numrit të DN 171/17 thuhet se vlen të përmendet se Serbia i ka dërguar Surinamit një shkresë më 29 korrik 2016 dhe se “pason vendimi i Qeverisë së Republikës së Surinamit për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”. Vendimi u mor më 27 tetor. “Shkresa diplomatike i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, më 30 tetor, të cilën e informon për vendimin në fjalë”, thotë dokumenti.