Kërkohet hapja e linjës direkte Iran-Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62048-kërkohet_hapja_e_linjës_direkte_iran_serbi
Kreu i grupit të miqësisë parlamentare të Iranit dhe Serbisë gjatë takimit me ministrin e turizmit, tregtisë dhe komunikacionit të Serbisë, ka kërkuar hapjen e linjës direkte ajrore Teheran-Beograd.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2017 04:44 Europe/Tirane
  • Kërkohet hapja e linjës direkte Iran-Serbi

Kreu i grupit të miqësisë parlamentare të Iranit dhe Serbisë gjatë takimit me ministrin e turizmit, tregtisë dhe komunikacionit të Serbisë, ka kërkuar hapjen e linjës direkte ajrore Teheran-Beograd.

Parvane Salehshuri në takim me Rasim Liaich, tha se hapja e linjës direkte Teheran-Beograd do të ndihmojë në shtimin e numrit të turistëve të të dyja vendeve. Nga ana e tij ministri Rasim Liaich tha se Irani është poli i turizmit në Azi dhe pasi numëroi disa nga pikat turistike të Iranit tha: Sektori privat dhe tregtar i Iranit dhe Serbisë mund të ndikojë shumë në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, si dhe në zgjerimin e turizmit. Ai gjithashtu e cilësoi të nevojshme hapjen e zyrave turistike të Iranit në Beograd dhe Serbisë në Teheran dhe tha se heqja e vizave mes Iranit dhe Serbisë mund të ndihmojë shumë në zgjerimin dhe zhvillimin e industrisë turistike të të dyja vendeve. Delegacioni parlamentar iranian ndodhet në Serbi që prej ditës së hënë dhe nesër do të shkojë në Malin e Zi.