Filmi “ Nëna” shfaqet në festivalin e filmit në Tiranë
Filmi iranian “ Nëna” me regjisore Rugaje Tavakoli, do të transmetohet në festivalin ndërkombëtar të filmit në Tiranë.
Filmi “ Nëna’ është filmi i parë i regjisores Rugaje Tavakoli që është prodhuar në bashkëpunim me fondacionin kinematografik Farabi. Ai do të prezantohet në festivalin e 15-të ndërkombëtar të filmit në Tiranë. Në film luajnë artistë si Nazanin Bejati, Hanie Tavasoli, Human Saidi, Melisa Zakeri, Marjam Bubani, etj. Filmi Nëna trajton jetën e 2 motrave që jetojnë të vetme në qytetin Jazd të Iranit. Ndryshimi mes këtyre dy motrave është se njëra është lënë nga bashkëshorti i saj ndërsa tjetra ka lënë bashkëshortin. Që të dyja përballen me disa probleme mirëpo arrijnë tu bëjnë ballë atyre dhe të ecin përpara. Në festivalin e 15 ndërkombëtar të filmit në Tiranë, do të transmetohen edhe 2 filma me metrazh të shkurtër dhe 3 shfaqje televizive irakiane.