Disfata e grupeve terroriste, rezultat i rezistencës së popujve të rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62162-disfata_e_grupeve_terroriste_rezultat_i_rezistencës_së_popujve_të_rajonit
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë deklaroi se disfata e grupeve terroriste është rezultati i rezistencës së popujve të rajonit dhe i veprimeve të fuqishme dhe me ndikim të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2017 04:45 Europe/Tirane
  • Disfata e grupeve terroriste, rezultat i rezistencës së popujve të rajonit

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë deklaroi se disfata e grupeve terroriste është rezultati i rezistencës së popujve të rajonit dhe i veprimeve të fuqishme dhe me ndikim të Republikës Islamike të Iranit.

Mahmud Hejdari, në takimin që pati me Bagher Izetbegović anëtar i këshillit presidencial të Bosnjës, shtjelloi veprimet e ndërmarra nga Irani në luftën kundër terrorizmit dhe tha se për shkak të rezistencës së popujve të rajonit dhe Iranit, grupet terroriste si ISIS në rajonin e gjirit Persik dhe Lindjen e Mesme janë dobësuar tejmase. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë gjithashtu foli edhe mbi qëndrimet dhe veprimet e qeverisë amerikane e cila ka shkelur programin e përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore dhe tha se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje, të cilat do të vazhdojë t’i zbatojë deri në kohën kur ato të respektohen nga pala tjetër. Nga ana e tij z. Izetbegović anëtar i këshillit presidencial të Bosnjës vlerësoi respektimin e angazhimeve dhe zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe përpjekjet për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe tha se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e rëndësishme dhe në këtë mes Bosnja ashtu si vendet e tjera evropiane e mbështet atë.