Deklarata e Izetbegoviqit për Kosovën irriton Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62464-deklarata_e_izetbegoviqit_për_kosovën_irriton_serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata për Kosovën e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, është komplekse dhe me pasoja të gjera, që duhet të merren parasysh në mënyrë serioze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2017 16:37 Europe/Tirane
  • Deklarata e Izetbegoviqit për Kosovën irriton Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata për Kosovën e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, është komplekse dhe me pasoja të gjera, që duhet të merren parasysh në mënyrë serioze.

Në një intervistë për Deutsche Welle, të publikuar të hënën, Izetbegoviq ka thënë se sa i përket tij, Kosova, deri më tash, është dashur të njihet nga Bosnja. I pyetur nëse Bosnja do ta njohë Kosovën, Izetbegoviq ka thënë: “Shpresoj se po”. Vuçiq tha të martën se Serbia do të vendosë për përgjigjen e saj ndaj kësaj deklarate. Ai tha se të enjten do të mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare i Serbisë. “Shumëçka ka ndryshuar pas kësaj interviste”, tha Vuçiq. Zyra e Izetbegoviqit reagoi të martën, duke thënë se agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka postuar lajm të rremë kur ka thënë se Izetbegoviq ka deklaruar se Bosnja do ta njohë Kosovën.