Beogradi i kënaqur me rezultatet e serbëve në zgjedhjet e Kosovës
Nëntor 20, 2017 16:46 Europe/Tirane
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka përgëzuar sonte Listën Serbe për sukseset e arritura në zgjedhjet lokale.
Sipas tij, rezultatet konfirmuan se populli serb në Kosovë ka besim të thellë tek Qeveria e Republikës së Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç, transmetojnë mediat serbe. “Lista Serbe konfirmoi se është forca dominuese politike në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe Metohi dhe me interes për të ardhmen e tyre”, ka deklaruar ai.
Tags