Irani merr pjesë aktivisht në ekspozitën ndërkombëtare të Beogradit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i63633-irani_merr_pjesë_aktivisht_në_ekspozitën_ndërkombëtare_të_beogradit
Irani ka marrë pjesë aktivisht në ekspozitën e 16-të ndërkombëtare të bamirësisë në Beograd.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2017 04:34 Europe/Tirane
  • Irani merr pjesë aktivisht në ekspozitën ndërkombëtare të Beogradit

Irani ka marrë pjesë aktivisht në ekspozitën e 16-të ndërkombëtare të bamirësisë në Beograd.

Kjo ekspozitë organizohet çdo vit me rastin e festave të vitit të ri dhe ka për qëllim mbledhjen e ndihmave për nevojtarët dhe njohjen me veprat artistike, kulturore dhe civilizuese të vendeve të tjera. Ekspozita organizohet nga Klubi Ndërkombëtar i Femrave në Beograd në bashkëpunim me ambasadat e huaja në Serbi. Departamenti i Iranit në këtë ekspozitë ka prezantuar punime të industrisë artizanale, punime të bukurshkrimit, produkte si stikat dhe shafrani dhe produkte të tjera ushqimore si ëmbëlsirat, të cilat janë mirëpritur gjerësisht nga vizitorët e ekspozitës. Ekspozita e Beogradit është një mundësi për të shkëmbyer njohuritë mbi larminë kulturore dhe një mundësi për të mbledhur ndihma për njerëzit në nevojë.