Thirrje për dërgimin e artikujve për simpoziumin ndërkombëtar "Naim Frashëri" në Teheran
(last modified Tue, 05 Dec 2017 10:00:01 GMT )
Dhjetor 05, 2017 11:00 Europe/Tirane
  • Thirrje për dërgimin e artikujve për simpoziumin ndërkombëtar

Në kuadër të forcimit të dialogut kulturor mes Iranit dhe Shqipërisë, më datë 5 mars 2018, në Teheran organizohet simpoziumi ndërkombëtar "Naim Frashëri".

Organizata e kulturës dhe komunikacionit në Iran, organizon simpoziumin ndërkombëtar Naim Frashëri për të analizuar dhe shqyrtuar figurën, mendimet dhe pikëpamjet e poetit të madh shqiptar Naim Frashëri. Simpoziumi organizohet në bashkëpunim me universitetin Tarbiat Modares në Teheran. Të interesuarit mund të dërgojnë artikujt e tyre në këtë fushë në sekretariatin e kongresit Naim Frashëri.

Temat e Simpoziumit

1-Naim Frashëri dhe gjuha dhe letërsia perse

2-Pozita dhe roli i Naim Frashërit në gjuhën, kulturën dhe letërsinë shqipe

3-Naim Frashëri, mistika dhe botëkuptimi

4-Vepra social-politike e Naim Frashërit në shoqërinë shqiptare

5-Pikëpamja e studiuesve të Naimit mbi personalitetin dhe veprat e tij

6-Pozita e Naim Frashërit në sferën e studimeve iraniane

7-Tematikë e lirë mbi idetë dhe veprën e Naim Frashërit

Afati i dorëzimit të përmbledhjes së artikujve- 22 Dhjetor 2017

Afati i dorëzimit të artikujve të plotë- 21 Janar 2018

Gjuhët e simpoziumit: Persisht-Anglisht-Shqip

Vendi ku organizohet simpoziumi: Universiteti “Tarbiat Modares”, salla “Shehid Motahari”

Posta elektronike për dërgimin e artikujve: [email protected]

Adresa e sekretarisë së simpoziumit: Universiteti “Tarbiat Modares”-i Fakulteti i Shkencave Shoqërore - Sekretaria e Simpoziumit Naim Frashëri, Teheran-Iran.