Thirrje për dërgimin e artikujve për simpoziumin ndërkombëtar "Naim Frashëri" në Teheran
Në kuadër të forcimit të dialogut kulturor mes Iranit dhe Shqipërisë, më datë 5 mars 2018, në Teheran organizohet simpoziumi ndërkombëtar "Naim Frashëri".
Organizata e kulturës dhe komunikacionit në Iran, organizon simpoziumin ndërkombëtar Naim Frashëri për të analizuar dhe shqyrtuar figurën, mendimet dhe pikëpamjet e poetit të madh shqiptar Naim Frashëri. Simpoziumi organizohet në bashkëpunim me universitetin Tarbiat Modares në Teheran. Të interesuarit mund të dërgojnë artikujt e tyre në këtë fushë në sekretariatin e kongresit Naim Frashëri.
Temat e Simpoziumit
1-Naim Frashëri dhe gjuha dhe letërsia perse
2-Pozita dhe roli i Naim Frashërit në gjuhën, kulturën dhe letërsinë shqipe
3-Naim Frashëri, mistika dhe botëkuptimi
4-Vepra social-politike e Naim Frashërit në shoqërinë shqiptare
5-Pikëpamja e studiuesve të Naimit mbi personalitetin dhe veprat e tij
6-Pozita e Naim Frashërit në sferën e studimeve iraniane
7-Tematikë e lirë mbi idetë dhe veprën e Naim Frashërit
Afati i dorëzimit të përmbledhjes së artikujve- 22 Dhjetor 2017
Afati i dorëzimit të artikujve të plotë- 21 Janar 2018
Gjuhët e simpoziumit: Persisht-Anglisht-Shqip
Vendi ku organizohet simpoziumi: Universiteti “Tarbiat Modares”, salla “Shehid Motahari”
Posta elektronike për dërgimin e artikujve: [email protected]
Adresa e sekretarisë së simpoziumit: Universiteti “Tarbiat Modares”-i Fakulteti i Shkencave Shoqërore - Sekretaria e Simpoziumit Naim Frashëri, Teheran-Iran.