Boshnjakët protestojnë kundër vendimit të Trump mbi Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i64769-boshnjakët_protestojnë_kundër_vendimit_të_trump_mbi_kodsit
Myslimanët e Bosnjës janë ngritur në protesta për të kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2017 04:40 Europe/Tirane
  • Boshnjakët protestojnë kundër vendimit të Trump mbi Kodsit

Myslimanët e Bosnjës janë ngritur në protesta për të kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Me dhjetëra mijëra demonstrues kanë dalë në rrugët e Sarajevës për të protestuar kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Më se një mijë protestues morën pjesë në këtë tubim të organizuar nga shoqëria myslimane e  Bosnjë-Hercegovinë dhe grupet e tjera, të shoqëruar Muhamed Hamed konsulli i Palestinës në Sarajevë, ku kanë bartur mbishkrime në gjuhën angleze, në të cilat kritikoheshin Trump dhe Izraeli, ndërsa për Jerusalemin e quanin kryeqytet palestinez. Shumë prej demonstruesve kishin ardhur në Bosnjë, derisa ajo ishte pjesë e ish-Jugosllavisë dhe kanë mbetur në këtë vend edhe në ditët e sotme. Më herët këtë muaj, presidenti Trump ka shpallur se Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Palestinezët theksojnë se pjesa lindore e Jerusalemit do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.