Kosova është Jerusalemi serb, por serbët po zhduken si popull
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, në mesazhin e Krishtlindjes ortodokse, ftoi besimtarët serbë që me zemër e shpirt të jenë një me popullin serb në Kosovë, e cila sipas tij është “pronë e përjetshme serbe”.
Sipas mediave serbe, patriarku Irinej, ka theksuar se “nuk duhet të harrojmë që ‘Kosova dhe Metohia’ është Jerusalemi serb dhe vend ynë i shenjtë”, duke kërkuar që “të mos i harrojmë qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi në kushte të vështira”. Sipas tij, “asgjë nuk do të vlejë për serbët, as shteti, as qytetet dhe fshatrat e rregulluara, as zhvillimi ekonomik, për të cilin përpiqemi aq shumë as të gjitha të mirat e kësaj bote, nëse ne si komb, gradualisht, por sigurt, po zhdukemi. Pra nëse vdesim më shumë se sa lindim”.