Senatori amerikan: Lufta e bëri Iranin më të fuqishëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i180906-senatori_amerikan_lufta_e_bëri_iranin_më_të_fuqishëm
Pars Today – Një senator amerikan, duke pranuar dështimin e administratës Trump në luftën me Iranin, deklaroi: “Kjo luftë ka çuar në dobësimin e SHBA-së dhe në forcimin e Iranit.”
(last modified 2026-08-11T05:32:54+00:00 )
Gusht 11, 2026 07:22 Europe/Tirane
  • Chris Murphy, senator i shtetit Connecticut në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
    Chris Murphy, senator i shtetit Connecticut në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Pars Today – Një senator amerikan, duke pranuar dështimin e administratës Trump në luftën me Iranin, deklaroi: “Kjo luftë ka çuar në dobësimin e SHBA-së dhe në forcimin e Iranit.”

Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve të Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), Chris Murphy, senator i shtetit Connecticut në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pranuar pasojat e luftës kundër Iranit për vendin e tij, deklaroi se do të mbështeste çdo marrëveshje që do t’i jepte fund kësaj lufte, edhe nëse do të ishte një marrëveshje "e keqe".

Duke iu referuar rritjes së kostove të shkaktuara nga vazhdimi i luftës dhe pasojat të saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Murphy tha: “Populli amerikan po vuan nga kjo luftë dhe kostoja e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit po rritet dita-ditës.”

Senatori amerikan gjithashtu deklaroi: “Trump ka humbur në këtë luftë dhe, si pasojë, SHBA-ja është dobësuar, ndërsa Irani është bërë më i fuqishëm.”

(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)