Erdogan dhe Vuçiq diskutojnë marrëdhëniet ekonomike
Janar 29, 2018 16:37 Europe/Tirane
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u takua sot me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Stamboll.
Në takim u diskutua bashkëpunimi politik mes dy vendeve, investimet e reja dhe projekte infrastrukturore. Ky takim do të ndiqet më pas nga një sesion trepalësh me anëtarin boshnjak të presidencës së Bosnje Hercegovinës, Bakir Izetbegovic. Vuçiq deklaroi se është shumë e rëndësishme për Serbinë që të zhvillojë bisedime për politikat e Turqisë në Ballkan dhe të përmirësojë marrëdhëniet miqësore, si dhe të kuptohet se çfarë pret Stambolli në marrëdhëniet dypalëshe Serbi-Bosnje Hercegovinë.
Tags