Haradinaj tërhiqet nga shfuqizimi i Speciales, amerikanët fillojnë ta begenisin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i68161-haradinaj_tërhiqet_nga_shfuqizimi_i_speciales_amerikanët_fillojnë_ta_begenisin
Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i kushtoi mjaft shumë iniciativa për rrëzimin e Gjykatës Speciale, sa edhe nuk iu dha viza për një vizitë në Amerikë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 01, 2018 15:18 Europe/Tirane
  • Haradinaj tërhiqet nga shfuqizimi i Speciales, amerikanët fillojnë ta begenisin

Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i kushtoi mjaft shumë iniciativa për rrëzimin e Gjykatës Speciale, sa edhe nuk iu dha viza për një vizitë në Amerikë.

Por deklarimi publik se është tërhequr nga mbështetja për shfuqizimin e Speciales ka bërë që kryeministrit t’i ‘hapen rrugët “për marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët”. Pasi sot mori një lajm të mirë se Britania e Madhe ia ka aprovuar kërkesën për vizë, Haradinajt iu mundësua edhe të mbajë takime. Kjo pasi për nesër është paraparë që Haradinaj ta pres në zyrën e tij kongresmenin amerikan, Steven Palazzo. Sidoqoftë, marrëdhëniet që tani po vendosen në binarë, ishin përkeqësuar pasi Haradinaj natën e 22 dhjetorit iu bashkëngjit iniciativës për rrëzimin e Gjykatës Speciale, e cila gjë më pas ngjalli reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve, sidomos ambasadorit amerikan Greg Delawie. Ndryshe, heqje dorë nga iniciativa e cila u kundërshtua nga të gjithë nuk bëri vetëm Haradinaj. I pari ishte kryeparlamentari Kadri Veseli e sot këtë gjë e pranoi edhe presidenti Hashim Thaçi.