Thaçi: Tirana nuk ka lajthitur
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i68669-thaçi_tirana_nuk_ka_lajthitur
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se Serbia të kërkojë dialog me Tiranën për ndarjen e Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2018 03:46 Europe/Tirane
  • Thaçi: Tirana nuk ka lajthitur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se Serbia të kërkojë dialog me Tiranën për ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë për mediat, kreu i shtetit të Kosovës u shpreh se një gjë e tillë është e parealizueshme. "Vetëm marrëveshja direkte në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë ka kredibilitet", u shpreh Presidenti Thaçi. “Shqipëria është vend sovran, Serbia është vend sovran, Kosova është vend sovran; çdo herë Serbia ka pasur pretendime me Tiranën për Kosovën, për të zhvlerësuar shtetësinë e Kosovës, kredibilitetin e saj dhe për të mohuar shtetësinë. Tirana nuk do të bjerë në këtë lajthitje dhe këtë e ka bërë të qartë edhe më herët. Vetëm marrëveshja direkte në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë ka kredibilitet. Çdo përpjekje devijuese është e dështuar, prandaj Tirana e mbështet dialogun, por e mbështet si një vend sovran, sikurse vendet tjera të rajonit. Tendencat për ndarje të Kosovës kanë qenë të hershme, janë edhe sot aktuale dhe do të jenë edhe nesër, por diçka e tillë është e parealizueshme. Kosova është vend Sovran me integritet territorial të respektuar e të garantuar ndërkombëtarisht. Kosova e Serbia duhet të arrijnë marrëveshje dhe atë marrëveshje duhet ta mbështesë edhe Bashkimi Evropian” deklaroi presidenti i Kosovës.