Vettingu në polici sipas modelit britanik
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i69595-vettingu_në_polici_sipas_modelit_britanik
Policia Britanike është një prej policive më të mira në botë, përvoja e saj është një model që do të ndiqet në kuadër të Vettingut në Policinë e Shqipërisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2018 11:12 Europe/Tirane
  • Vettingu në polici sipas modelit britanik

Policia Britanike është një prej policive më të mira në botë, përvoja e saj është një model që do të ndiqet në kuadër të Vettingut në Policinë e Shqipërisë.

Policia Britanike gjithashtu do të mbështes operacionin “Forca e Ligjit”, duke zhvilluar operacione dypalëshe. 

Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit policor mes dy vendeve, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po zhvillon një vizitë zyrtare në në Londër.

Xhafaj në një postim në Twtitter shkruan se dita e mërkurë ishte tejet intensive, ndërsa njofton se ka marrë një premtim për mbështetjen e policisë Shqiptare në operacionin Forca e Ligjit.

“Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në New Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit. Modeli për ne – përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin “Forca e Ligjit”. Bashkëpunim për operacione dypalëshe”, shkruan Xhafaj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ka theksuar në të gjitha daljet e tij se dy janë prioritet kyçe të Ministrisë së Brendshme, lufta ndaj krimit të organizuar përmes operacionit “Forca e Ligjit” dhe pastrimin e trupës policore nga elementët të cilët kanë llogari të hapura me ligjin. /Telegrafi/