Irani vendi më i sigurt i rajonit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë në një takim me iranianët me banim në Serbi deklaroi se Irani është vendi më i sigurt i rajonit të Lindjes së Mesme.
Muhamed Xhavad Zarif, pasi vuri në dukje se sanksionet më të ashpra të Amerikës deri tani nuk kanë mundur të gjunjëzojnë popullin iranian theksoi se Amerika në asnjë mënyrë nuk mund të krijojë përçarje dhe boshllëk në lidhjen e popullin me shtetin e Republikës Islamike të Iranit. Më tutje ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shtjelloi armiqësinë e Donald Trump ndaj marrëveshje bërthamore të Irani dhe grupit 5+1 dhe tha: Ai i cili kishte si prioritet grisjen e marrëveshjes bërthamore dhe atë e konsideronte marrëveshjen më të keqe të nënshkruar prej Amerikës, tani kur kanë kaluar 1 vit e 2 muaj nga ardhja në pushtet, nuk ka arritur ta realizojë dëshirën e vet pasi e di mirë se cilat janë pasojat dhe dëmet. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit 2016. Vlen të theksohet se ministri i jashtëm iranian arriti të hënën në kryeqytetin serb, Beograd, për një vizitë zyrtare dy ditore në rajonin e Ballkanit. Zarif do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale tregtare dhe ekonomike me zyrtarët serbë, duke përfshirë homologun e tij serb dhe kryeministren e vendit. Ai është planifikuar të vizitojë edhe Bullgarinë, Kroacinë dhe Bosnje-Hercegovinën gjatë turneut rajonal që filloi nga Beogradi.