Vizita e Zarif në Kroaci
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i70183-vizita_e_zarif_në_kroaci
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë gjatë vizitës së tij në Kroaci u takua me Marko Paviç ministër i jashtëm i Kroacisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 01, 2018 09:37 Europe/Tirane
  • Vizita e Zarif në Kroaci

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë gjatë vizitës së tij në Kroaci u takua me Marko Paviç ministër i jashtëm i Kroacisë.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, ministrat Zarif dhe Paviç diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në energjisë, investime, industri, arsimin teknik dhe profesional dhe bashkëpunimin bankar. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë ndodhet për një vizitë në disa vende të Ballkanit dhe Evropës lindore. Ai pasi vizitoi Serbinë dhe Bullgarinë arriti në Zagreb ku u prit nga funksionarët e lartë të Kroacisë dhe nga Muhamed’reza Sadik ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Kroaci. Pas vizitës në Kroaci ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të zhvillojë një vizitë në Bosnjë Hercegovinë. Muhamed Xhavad Zarif në turneun e tij në vendet e Ballkanit shoqërohet edhe nga një delegacion i lartë ekonomik dhe afaristë të sektorit privat dhe shtetëror të Iranit.