Përfundon vizita e Muhamed Xhavad Zarif në Bosnje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i70285-përfundon_vizita_e_muhamed_xhavad_zarif_në_bosnje
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në përfundim të vizitës së tij në Bosnje Hercegovinë mbajti një takim me kryeministrin e Bosnjës në Sarajevë dhe shprehu respekt dhe nderime duke vizituar varrin e Ali Izet Bejgovic ish president i këtij vendi.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 03, 2018 06:29 Europe/Tirane
  • Përfundon vizita e Muhamed Xhavad Zarif në Bosnje

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në përfundim të vizitës së tij në Bosnje Hercegovinë mbajti një takim me kryeministrin e Bosnjës në Sarajevë dhe shprehu respekt dhe nderime duke vizituar varrin e Ali Izet Bejgovic ish president i këtij vendi.

Muhamed Xhavad Zarif, gjatë takimit që pati me Denis Zvizdic deklaroi se politika e Iranit është ndihma në kuadër të unitetit dhe stabilitetit të mëtejshëm të Bosnjës dhe bashkëpunim i gjithanshëm me këtë vend. Mbajtja e takimeve të komisionit të përbashkët ekonomik të Iranit dhe Bosnjës mund të zgjerojë akoma më shumë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, deklaroi në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se Bosnja prej shumë kohësh ndodhet në zemrën e popullit iranian shtoi se vendosja e lidhjeve bankare dhe lehtësimi i vizave mund të ndihmojë shumë në forcimin e marrëdhënieve dhe eliminimin e pengesave për bashkëpunim bilateral. Nga ana e tij kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdic shprehu falënderimet për ndihmat e Iranit ndaj Bosnjës dhe tha: Në marrëdhëniet mes dy vendeve nuk ekziston asnjë problem dhe Bosnja mirëpret zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare me Iranin. Nënshkrimi i marrëveshjeve tregtare, vendosja e lidhjeve bankare dhe lehtësimi i lëshimit të vizave, eliminojnë pengesat kryesore në bashkëpunimet tregtare mes Iranit dhe Bosnjës, tha në fjalën e tij kryeministri Zvizdic. Muhamed Xhavad Zarif në përfundim të turneut të tij në Ballkan dhe vizitës në Bosnje, në një mesazh në Twitter ka shkruar: Pas vizitave të suksesshme në Serbi, Bullgari, Kroaci dhe sot në Sarajevë arrita të japë zotimin tonë për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve me Bosnjën. Për disa ditë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, z. Muhamed Xhavad Zarif, në krye të një delegacioni të lartë ekonomik dhe politik ka zhvilluar një turne në disa vende të Ballkanit.