Nis punimet simpoziumi “ Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” në Teheran
(last modified Mon, 05 Mar 2018 07:05:53 GMT )
Mars 05, 2018 08:05 Europe/Tirane
  • Nis punimet simpoziumi “ Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” në Teheran

Sot në Teheran ka nisur punimet simpoziumi “ Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” ku i ftuar special është Rexhep Mejdani ish president i Shqipërisë dhe kreu i institutit kulturor dhe komunikues islamik të Iranit.

Sipas një njoftimi të Pars Today, sot në sallën Martir Motahari të universitet Tarbiat Modares të Teheranit, me qëllim nisjen e dialogut kulturor të Iranit dhe Ballkanit ka nisur punimet simpoziumi ndërkombëtar për analizimin e mendimeve dhe poezisë së Naim Frashërit. Ceremonia e hapjes së simpoziumit u mbajt në prani të Rexhep Mejdani ish president i Shqipërisë dhe të Abuzar Ibrahimi Turkeman kreu i institutit të kulturës dhe lidhjeve islamike të Iranit. Në këtë simpozium marrin pjesë edhe pjesëtarë të akademisë së shkencave të Shqipërisë, personalitete kulturore të Iranit dhe Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Delegacioni i mendimtarëve të Ballkanit kanë arritur dje në Teheran dhe sot pritet të vizitojnë huseiniane Xhamaran të imam Khomeinit(ra). Delegacioni kryesohet nga ish presidenti Rexhep Mejdai dhe do të qëndrojë në Iran për 4 ditë. Gjatë qëndrimit në Teheran delegacioni do të vizitojë huseiniane Xhamaran, kompleksin e pallateve mbretërore Saad Abad, rajonin turistik Darband, kanalin Sahar Balkan dhe radion shqiptare si dhe do të ketë takim me zv/drejtorin e përgjithshëm të radiotelevizionit shtetëror. Më tutje delegacioni pritet të vizitojë bibliotekën kombëtare dhe më pas do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës Naim Frashëri në veri të Teheranit.