Meidani: Naim Frashëri me poezinë e tij krijoi urë mes kulturave
(last modified Mon, 05 Mar 2018 10:01:15 GMT )
Mars 05, 2018 11:01 Europe/Tirane
  • Meidani: Naim Frashëri me poezinë e tij krijoi urë mes kulturave

Ish presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani, i pranishëm në simpoziumin ndërkombëtar “ Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” që zhvillon punimet në Teheran, pasi theksoi se poezia dhe vepra e Naim Frashërit është e ndikuar nga gjuha dhe letërsia perse, deklaroi: Naim Frashëri me poezitë e tij krijoi një urë lidhëse mes kulturave.

Sipas një raporti të Pars Today, ish presidenti i Shqipëri në vazhdim të fjalës së tij tha: Frashëri për shqiptarët është si Hafizi, Sadiu, Khajami dhe Molana për iranianët. Në shekullin e 19-të gjuha dhe letërsia perse ka qenë shumë e përhapur në mesin e shqiptarëve. Ish presidenti Meidani, forcimin e lidhjeve konstruktive mes popujve e ka konsideruar objektiv të diplomacisë kulturore dhe shtoi se ky simpozium është objekt për bashkëpunim dhe zhvillimin e diplomacisë kulturore. Poezia e Naim Frashërit dhe pikëpamjet e tij mund luajnë rol udhëzues për ne me qëllim që të gjithë studentët dhe intelektualët të përqendrohen në diplomacinë kulturore, tha Rexhep Meidani. Në fund të fjalës së tij, ish presidenti shqiptar, në emër të të gjithë shqiptarëve falënderoi për organizimin e simpoziumit “ Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit”.