Mars 05, 2018 20:59 Europe/Tirane
  • Prezantohen veprat e Naim Frashërit

Veprat e Muhamed Naim Frashërit, poetit dhe shkrimtarit persishtfolës  të Shqipërisë, u prezantuan sot në Universitetin Tarbiat Modarres të Teheranit.

Botimi i këtyre veprave ka për qëllim të njohë më shumë publikun iranian me këtë shkrimtar dhe poet të madh shqiptar. Në këtë ceremoni, Abuzar Ibrahimi Torkman, kreu i Organizatës së Kulturës dhe Bashkëpunimit Islamik të Iranit, theksoi: “ Mahnitja e poetit të madh gjerman Goethe nga vepra e Hafezit, veprat persisht të Ikbal Lahorit dhe Bidel Dehlavit në Gadishullin Indian, veprat persisht të Fevzi Mostarac në Bosnjë dhe të Naim Frashërit në Shqipëri dhe të dhjetëra poetëve të tjerë në botë, dëshmojnë faktin se persishtja është gjuha e kulturës, e spiritualitetit dhe e dashurisë”. Ish-presidenti i Shqipërisë, z. Rexhep Mejdani, gjithashtu tha: "Naim Frashëri bëri një përpjekje serioze në formësimin e kulturës dhe identitetit të Shqipërisë dhe kishte pjesën më të madhe në këtë proces”. Zoti Mejdani shtoi: “Poezia dhe vepra e Naim Frashërit është e ndikuar nga gjuha dhe letërsia perse dhe ai me veprën e tij krijoi një urë lidhëse mes kulturave të Iranit dhe Shqipërisë”.

 

Tags