Sheshel: Serbinë e presin ngjarje të tmerrshme
Sipas mediave serbe CIA është e zënë me përgatitjen e një terreni për provokimin e trazirave në Serbi dhe Republikën Serbe, dhe si pjesë e skenarit të përgjakshëm, janë vrasjet politike qe po përgatiten në Serbi.
Sipas mediave serbe cak i vrasjes është presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe Serbia pastaj do të përfundon në kaos. Radikali serb Vojisllav Sheshel njoftoi gjithashtu se Serbinë po e pret një goditje të madhe “që do të ishte më keq se sa ajo e 5 tetorit 2000 kur u rrëzua Millosheviqi”. Siç tha ai, Perëndimi do të investojë shumë më tepër para kësaj here. Provokimet e armatosura dhe sulmet terroriste po zhvillohen nga Shteteve të Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kundër Serbisë, paralajmëroi Sheshel.