Irani dhe Bosnja & Hercegovina theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve universitare
Rifat Škrijelj, rektori i Universitetit të Sarajevës dhe Mahmud Hejdari, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnje dhe Hercegovinë, ditën e hënë në Sarajevë kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar për zgjerimin e bashkëpunimeve universitare mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Rifat Škrijelj në këtë takim ka thënë se Universiteti i Sarajevës është i interesuar për bashkëpunim të gjerë me Universitetin e Teheranit dhe me qendrat e tjera shkencore të Iranit. Ndërkohë Mahmud Hejdari në këtë takim ka thënë se zgjerimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve universitare mes Iranit dhe Bosnjës dhe Hercegovinës do të ketë rezultate pozitive për të dy vendet. Rektori i Universitetit të Sarajevës dhe ambasadori i Iranit në Sarajevë në këtë takim kanë theksuar edhe mbështetjen ndaj degës së gjuhës persiane në këtë universitet dhe marrjen e veprimeve të përbashkëta për forcimin e lidhjeve shkencore dhe kulturore mes të dy vendeve.