Muzika iraniane në Greqi
Me rastin e festës së Nevruzit në qendrën kulturore të bashkisë së ishullit Lefkada, është mbajtur një koncert me muzikë iraniane.
Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, koncerti është ndjekur me interesim të madh nga iranianët me banim në Greqi dhe shumë personaliteteve të kulturës greke si dhe dashamirës të muzikës tradicionale të Iranit. Jorgos Androlis kreu i qendrës kulturore të bashkisë së ishullit Lefkada, pasi i uroi suksese grupit muzikor Kuban Shams, foli për kulturën e pasur të Iranit dhe për historikun e festës së Nevruzit. Ai tha se Irani dhe Greqia kanë dy civilizime të lashta në botë dhe e përbashkëta mes tyre është se ata janë burim i formimit të civilizimeve të tjera. Ali Muhamed Helami, konsulli kulturor i Iranit në Greqi, nga ana e tij tha se festa e Nevruzit është festa e solidaritetit, miqësisë dhe paqes për të gjithë popujt. Festa e Nevruzit mbahet në 12 vende të botës mes tyre në Iran, Afganistan, Taxhikistan, Azerbajxhan, Turkmenistan, Uzbekistan, Kazakistan, Kirgizistan dhe Shqipëri. Më 23 shkurt 2010, AP i OKB miratoi një rezolutë për caktimin e 21 marsit si ditës botërore të Nevruzit duke e quajtur atë si kultura e paqes.