Evropa nuk punon për të parandaluar ‘konceptin e Shqipërisë së Madhe’
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i72432-evropa_nuk_punon_për_të_parandaluar_konceptin_e_shqipërisë_së_madhe’
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se precedenti që shumë vende perëndimore kanë bërë duke pranuar pavarësinë e Kosovës, sipas tij duke injoruar interesat serbe, paraqet një rrezik të madh për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë Evropën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2018 15:47 Europe/Tirane
  • Evropa nuk punon për të parandaluar ‘konceptin e Shqipërisë së Madhe’

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se precedenti që shumë vende perëndimore kanë bërë duke pranuar pavarësinë e Kosovës, sipas tij duke injoruar interesat serbe, paraqet një rrezik të madh për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë Evropën.

Sipas tij, “favorizimi i idesë nacionaliste të ‘Shqipërisë së Madhe’, në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një konflikt që nuk mund jetë i lokalizuar plotësisht”. “Evropa nuk punon për të parandaluar ‘konceptin e Shqipërisë së Madhe’ dhe janë duke nënvlerësuar një rrezik të tillë”, citohet të ketë thënë Vulin. Këto deklarata, ministri serb i ka bërë Konferencën dyditore Ndërkombëtare për Sigurinë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 95 vendeve, ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve ushtarakë në Moskë.