Negociatat, Mogherini në Shqipëri
(last modified Wed, 18 Apr 2018 07:14:40 GMT )
Prill 18, 2018 09:14 Europe/Tirane
  • Negociatat, Mogherini në Shqipëri

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, e cila ndodhet prej mbrëmjes së të martës në Tiranë, do të nisë paraditen e sotme takimet me krerët e shtetit dhe politikës, ku do t'u dorëzojë progres-raportin.

Takimet e Mogherinit nisin me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama në 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës  në 12:00 në Delegacionin e BE-së. Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga ora 11:15-11:45 në Kryeministri.Vizita e Federica Mogherinit në Shqipëri vjen si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill. Të martën, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa po vazhdohet puna me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën. Përfaqësuesja e lartë e BE, Federika Mogherini tha se vazhdimi i reformave aktuale duhet të vazhdojë në të gjitha vendet dhe fushat./Ora News.tv/

Tags