Finalistët e kupës së Shqipërisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i73332-finalistët_e_kupës_së_shqipërisë
Kupa e Shqipërisë do të përcaktojë sot finalistët e këtij kompeticioni, teksa në Kukës dhe në Vlorë do të luhen gjysmëfinalet e kthimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2018 04:44 Europe/Tirane
  • Finalistët e kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë do të përcaktojë sot finalistët e këtij kompeticioni, teksa në Kukës dhe në Vlorë do të luhen gjysmëfinalet e kthimit.

Kështu në ‘Zeqir Ymeri’, Kukësi do të presë Laçin, në një sfidë tërësisht të hapur, pasi sfida e parë përfundoi në barazim 0-0.Skuadra verilindore shikon Kupën si një mundësi për të shpëtuar sezonin, pasi i ka ‘larë duart’ me titullin kampion, që duket se do të rikthehet në Korçë. Nga ana tjetër, Laçi kërkon një vend në Europë dhe Kupa është rruga më e lehtë, pasi në kampionat rivaliteti është më i madh dhe gara më e komplikuar. Një tjetër takim interesant do të zhvillohet në Vlorë, ku Flamurtari do të presë Skënderbeun, vetëm 10 ditë pas humbjes së hidhur 0-3. Skuadra e Duros ka avantazhin e fitores minimale në Korçë dhe do të synojë kualifikimin duke mbrojtur rezultatin e ndeshjes së kaluar. Nga ana tjetër, Skënderbeu do të synojë të tregojë edhe njëherë se në Shqipëri nuk ka rivalë, ndërsa kërkon që të fitojë për herë të parë Kupën e Shqipërisë. Takimi mes Kukësit dhe Laçit do të startojë në orën 15:30, ndërsa ai mes Flamurtarit dhe Skënderbeut 3 orë më vonë, më 18:30./ Top Channel