Serbia merr 4 avionë Mig-29 nga Bjellorusia
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i73696-serbia_merr_4_avionë_mig_29_nga_bjellorusia
Ushtria e Serbisë ka marrë katër avionë luftarakë MiG-29 nga Bjellorusia, tha të dielën ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin në një intervistë me të përditshmen serbe Politika.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 22, 2018 12:38 Europe/Tirane
  • Serbia merr 4 avionë Mig-29 nga Bjellorusia

Ushtria e Serbisë ka marrë katër avionë luftarakë MiG-29 nga Bjellorusia, tha të dielën ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin në një intervistë me të përditshmen serbe Politika.

"Sipas një marrëveshjeje midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko, Bjellorusia na ka dhënë avionë luftarakë dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë," tha Vulin, duke shtuar se falë furnizimeve të gjashtë avionëve luftarakë MiG-29 nga Rusia dhe katër të tillë nga Bjellorusia, Serbia do të ketë një skuadron prej 14 avionësh luftarakë Mig-29. Së bashku me avionët luftarakë MiG-29, ndihma e Rusisë për Serbinë do të përfshijë 30 tanke T-72 dhe 30 automjete patrullimi BRDM-2. Përveç kësaj, palët po diskutojnë furnizimet e sistemeve të raketave Buk-M1 dhe Buk-M2 dhe sistemet raketore tokë-ajër Tunguska.