Evropa mirëpret anëtarësimin e Shqipërisë
Donald Tusk kreu i Këshillit të Evropës i ndodhur në Tiranë ka mirëpritur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk ndodhet në Tiranë, ku do takohet me zyrtarët e vendit. Vizita e tij në Tiranë është në kuadrin e një turi treditor, që presidenti i Këshillit të BE-së do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës janë përgatitjet e samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijunit, që do të zhvillohet në Shkup. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup. Vizita e Tusk në Tiranë vjen pas vizitës së shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Federika Mogherini, javën e shkuar, pasi Komisioni Europian i ka dhënë Këshillit rekomandimin zyrtar për nisjen e procesit të negociatave për anëtarësim për Shqipërinë. Donald Tusk u prit me një ceremoni mirëseardhjeje nga kryeministri Rama dhe në orën 13 u mbajt një konferencë në Pallatin e Brigadave.